Mbrojtje e Bimëve · Herbicide

Milagro Plus

Herbicid sistemik selektiv për misrin, me veprim pas mbirjes ndaj barërave të këqija njëthelbore dhe dythelbore, për kontroll të gjerë me një trajtim të vetëm.

»Kombinon nikosulfuronin dhe dikambën, dy lëndë aktive me veprim plotësues.
»Kontrollon një gamë të gjerë barërash njëthelbore dhe dythelbore pas mbirjes.
»Aplikohet nga faza 2–8 gjethe të misrit (BBCH 12–18).
»Efektiv ndaj barërave problematike si talla, muhar, tatulla, abutiloni, bordullaku dhe specie të tjera.
»Formulimi OD (dispersion vajor) favorizon përthithjen e shpejtë dhe efikasitetin optimal të trajtimit.

Të dhëna teknike

Lënda vepruese
Dicamba 22 % + Nicosulfuron 5 %
Formulimi
Dispersion vajor (OD)
Doza
80–120 ml/dynym, një trajtim i vetëm për sezon
Kultura
Misër — jo te misri i ëmbël dhe ai për farë
Kujdes
Jo te misri i ëmbël dhe jo për prodhim fare; jo kur bima është në stres nga thatësira apo të ftohtit
Rihyrja
Pasi të thahet tretësira mbi gjethe
Regjistrimi
755 · 27.1.2021