Plehra & Ushqyes Bimorë · Granulare

NovaTec® 20-5-20 + B

NPK i balancuar me kalium të lartë dhe bor, për frutifikim, mbushje dhe cilësi superiore të prodhimit

Përshkrimi i produktit

NovaTec® 20-5-20 + B është një pleh kompleks granular i stabilizuar, me raport të ekuilibruar azot–kalium, i përshtatshëm për ullirin dhe pemëtoret gjatë fazave ku rritja vegjetative duhet të shoqërohet me zhvillim intensiv dhe cilësor të frutave.

Përbërësit dhe veprimi

»Azot (20%): Mbështet aktivitetin vegjetativ dhe zhvillimin e frutit.
»Kalium (20% K₂O): Ka rol kyç në madhësinë, peshën, ngjyrën, përmbajtjen e sheqernave dhe cilësinë e frutit. Te ulliri është veçanërisht i rëndësishëm gjatë rritjes dhe maturimit të frutit dhe për akumulimin e vajit.
»Bor (0,2%): Mbështet lulëzimin, pjalmimin dhe lidhjen e frutave.
»Inhibitori i nitrifikimit 3,4-DMPP: Ngadalëson shndërrimin e azotit amoniakal në nitrat, duke reduktuar humbjet nga shpëlarja dhe duke e furnizuar pemën me azot në mënyrë më të qëndrueshme gjatë fazave kritike.

Avantazhet

»Ekuilibër rritje–prodhim: Mbështet një ekuilibër të mirë midis rritjes së pemës dhe ngarkesës prodhuese.
»Zhvillim i frutit: Favorizon rritjen, mbushjen dhe uniformitetin e frutave.
»Cilësi e prodhimit: Kontribuon në cilësinë e frutit dhe, te ulliri, në përmbajtjen e vajit.
»Lidhje e frutave: Mbështet lulëzimin dhe lidhjen e frutave falë borit.
»Ushqyerje e qëndrueshme: Rrit efikasitetin e azotit dhe siguron ushqyerje më të qëndrueshme gjatë sezonit.

Të dhëna teknike

Tipi
Pleh NPK granular me Inhibitor nitrifikimi
Formula
NPK 20-5-20 + 0,2% B
Inhibitori
3,4-DMPP (teknologjia NovaTec®)
Kulturat
Ulli, agrume dhe pemë frutore
Përdorimi
Plehërim bazë ose mbulues, me shpërndarje mekanike a me dorë
Regjistrimi
4068 · 26.11.2025
Prodhuesi
COMPO EXPERT, Gjermani

Përbërja ushqyese

20%NAzot totalI stabilizuar me 3,4-DMPP
5%P₂O₅Fosfor
20%K₂OKalium
0,2%BBor