Politika e privatësisë

Përditësuar më 24 nëntor 2026

Kush jemi

Faqja lila.al administrohet nga LILA sh.p.k, Syzez – Poshnje, Berat 5022, Shqipëri. Për çdo pyetje mbi të dhënat tuaja na shkruani te info@lila.al ose na telefononi në +355 69 777 0777.

Formulari i kontaktit

Kur na shkruani nga formulari, marrim emrin, numrin e telefonit dhe/ose email-in dhe mesazhin tuaj. I përdorim vetëm për t'ju kthyer përgjigje.

Mesazhi na vjen me email te info@lila.al. Faqja nuk i ruan në ndonjë bazë të dhënash dhe ne nuk ia japim palëve të treta për reklama.

Adresa IP përdoret përkohësisht, deri në një orë, vetëm për mbrojtje nga mesazhet e padëshiruara (spam).

Cookies dhe Google Analytics

Faqja funksionon plotësisht pa cookies. Vetëm nëse shtypni "Pranoj" te baneri, përdorim Google Analytics (Google Ireland Limited) për statistika vizitash: cilat faqe shikohen, nga çfarë pajisje dhe nga cili qytet afërsisht. Nuk e përdorim për reklama.

Google Analytics vendos cookies _ga dhe _ga_*, që ruhen deri në 2 vjet. Zgjedhja juaj ruhet në shfletues dhe mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes. Kur e tërhiqni pëlqimin, këto cookies fshihen.

Shërbime të jashtme

Harta te faqja e Kontaktit ngarkohet nga Google Maps. Lidhjet për WhatsApp, Facebook dhe Instagram ju çojnë te shërbimet e tyre, që kanë politikat e veta të privatësisë.

Të drejtat tuaja

Sipas Ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", keni të drejtë të kërkoni të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat që kemi për ju, si dhe të kundërshtoni përpunimin e tyre. Na shkruani te info@lila.al.

Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).